Nga tërmeti i djeshëm në disa zona të Shqipërisë, zyrtarisht raportohet për 26 viktima. Pas kësaj ngjarjeje, ekipe të kërkim-shpëtimit nga shumë vende të botës kanë mbërritur në Shqipëri për t’u dalë në ndihmë institucioneve atje.
Ndërkaq, edhe nga Kosova shkuan ekipe të specializuara të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës.
Në mesin e ekipit të FSK-së ishte edhe qeni “Satak”, i cili, siç raporton TopChannel, mund të konsiderohet hero pasi ka arritur të shpëtojë një jetë dhe të lokalizojë tre trupa tjerë të pajetë nën rrënojat e një ndërtese në Thumanë.
“Ky është qeni me emrin ‘Satak’ i njësive speciale të Kosovës. Falë tij është bërë shpëtimi i një personi i cili u nxor i gjallë ditën e djeshme nga rrënojat në Thumanë ndërsa arriti të lokalizonte edhe 2 trupat e pajetë të çiftit Greku dhe një pjesëtar të pajetë të familjes Cara”, ka shkruar TopChannel.










