Cristiano Ronaldo vazhdon të shqetësohet nga dhimbja në gju, me trajnerin e Juventusit, Maurizio Sarri duke thënë se do të diskutojë dëmtimin me yllin e tij.
Ronaldo u kthye në skuadrën e Juventusit për fitoren e së mërkurës në Ligën e Kampionëve 1-0 në shtëpi ndaj Atletico Madrid pasi mungoi ndaj Atalantas në Serie A.
Portugezi dukej se po vuante nga dëmtimi në disa raste kur goditja mahnitëse e Paulo Dybala i siguroi ‘Bianconerëve’ përfundimin në majë të Grupit D me një ndeshje të paluajtur.
“Unë nuk kam folur me të për dhimbjen në gju”, i tha Sarri Sky Sport Italia pasi Ronaldo i përfundoi 90 minutat e plota.
“Por ai dukej të ishte në gjendje të mirë, pasi në fazat e fundit ai po kthehej mbrapa, duke luftuar shumë dhe duke ndihmuar në mbrojtje”.







