Sarri kërkon përmirësime në mbrojtje

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri ka insistuar duke thënë se mbrojtja e tij ka nevojë për përmirësime.

Skuadra londineze e mposhti mbrëmë klubi hungarez, MOL Vidin, me rezultat minimal 1-0 në kuadër të Evropa Ligë, transmeton Gazeta Express.

Italian foli pas ndeshjes: “Ishte shumë e vështirë. Në pjesën e parë kishim mundësi për të shënuar, nuk i realizuam ato dhe në pjesën e dytë ishte shumë keq”.

“Ishin tre pikë shumë të rëndësishme, krijuam shumë raste shënimi, por edhe pranuam nga kundërshtari. Duhet të përmirësohemi në vijën e mbrojtjes dhe t’iu shmangemi kundër-sulmeve”.

Chelsea në ndeshjen e radhës luan si mysafir kundër Southamptonit në kuadër të Premierligës të dielën, ku do të tentojë ta mbajë serinë e ndeshjeve pa humbje.