Sarri e pranon, Ronaldo po vuan për gola

Juventus do të presë të shtunën Sassuolon, ndërsa trajneri i bardhezinjve, Maurizio Sarri, ka bërë thirrje për kujdes, pasi sipas tij, skuadra vuan gjithmonë kur kthehet nga ndeshjet e Championsit, gjë që u shfaq edhe ndaj Milanit e Lecces.

Ai ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo është gati për lojë, por nuk e di nëse edhe për fizikisht mund të thuhet një gjë e tillë.

“Ronaldo është një resurs i çmuar për ne, por nuk di të them sa do të jetë gati nga ana fizike. Ne kemi tre sulmues të klasit botëror përpara dhe është normale që të bëjmë edhe alternime, pasi me rëndësi është që të fitojmë ndeshjet”, tha Sarri.

“Mund të them që dje Ronaldo është stërvitur në mënyrë të përsosur dhe këtë e konfirmojnë të dhënat që kam mbajtur shënim”.

“Sa u përket golave, një si ai është mësuar të shënojë rregullisht dhe normale që mund ta vuajë disi këtë moment, por jam i bindur që Ronaldo ka eksperiencën e duhur për të menaxhuar këto momente dhe për të shënuar golat e tij”.

Ronaldo deri më tani ka zhvilluar 15 ndeshje me Juven, ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar dy herë.