Maurizio Sarri konfirmon edhe njëherë tjetër qëllimin e tij për të mos u larguar nga Chelsea në fund të këtij sezoni.
Për ish teknikun e Napolit interesohet Roma, por i pyetur për këtë çështje vetë Sarri u përgjigj:
“Unë te Roma? Siç ua kam bërë të qartë edhe më parë dua të qëndroj këtu. Më pëlqen futbolli anglez dhe atmosfera që krijohet këtu. Dua të vazhdoj të jem pjesë e futbollit anglez dhe nëse nuk do jem te Chelsea pse jo të mos jem pjesë e një tjetër skuadre të Premier League”, deklaroi Maurizio Sarri në vigjilie të sfidës së kthimit gjysmëfinale në Europa League ndaj Eintracht Frankfurt.







