Sarandë, turistja polake rrëzohet aksidentalisht në dhomën e hotelit

Një turiste polake është plagosur rëndë pasi është rrëzuar në dhomën e një hoteli të Sarandës.

58-vjeçarja është transportuar në urgjencën e spitalit të Sarandës me plagë në kokë.

Ndërkohë mjekët kanë konstatuar hemorragji të brendshme në kokë.

Ajo më pas është transportuar me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

“Në spitalin e Sarandës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja polake A. N, 58 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar, aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.