Pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor, janë bërë të ditur edhe emrat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Po ashtu, është bërë i ditur edhe numri i secilit kandidat për deputet në secilën komunë të Kosovës.
Në Podujevë, Saranda Bogujevci dhe Fitim Haziri, kanë dalur më të votuarit.
Ata do të jenë sërish deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Madje, ata veç e veç kanë marrë më shumë vota se partitë e tjera së bashku në këtë komunë.
Saranda Bogujevci, do të jetë deputete në mandatin e tretë të Kuvendit, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka siguruar 26 mijë e 378 vota.
Ndërsa, Fitim Haziri, do të jetë deputet në mandatin e dytë, me gjithsej 15 mijë e 951 vota.









