Saranda Bogujevci: Deklaratat e Driton Selmanajt më kanë fyer më shumë se gjithçka tjetër

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj në emision “Pressing” në T7 dje ka folur rreth çështjes së të pagjeturve dhe përplasjeve që kanë ndodhur në seancën e djeshme, për të cilët ka thënë se është i lodhur me çasjene përdorimit të personave të zhdukur për një grusht vota.

Ndërsa, Saranda Boguejvci e ftuar në emisonin “Frontal” në T7 sot do të flasë për këto deklarata, për të cilat thotë se e kanë fyer më shumë se gjithçka tjetër.

“Unë jetoj me atë pjesë çdo ditë, msohesh me gjet mënyrën me jetu nuk e harron kurrë, nuk largohet, bohet pjesë e jotja dhe une do të jetoj me këtë pjesë deri sa të vdes. Deklarata e Driton Selmanajt, zv.kryeminstër i Kosovës thotë se kanë fyer më shumë se gjithçka tjetër”, ka thënë Bogujevci.

Ndërsa, Selmanaj thotë se është keqinterpretuar deklarata e djeshme në Pressing për Saranda Bogujevcin.

Selmanaj i tha Gazetës Express se të gjithë ata që kanë reaguar duhet të shikojnë emisionin pasi ajo çfarë ka thënë është se “Jemi lodhë nga keqpërdorimi dhe manipulimi që mbi këto tema të ndishme që dikush provon me ndërtu kauzë politike”, duke shtuar se krejt kjo është një fushatë shpifëse kundër tij.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë të Saranda Boguejvcit në emisionin “FRONTAL” në T7 që fillon nga ora 17:00.