Sara Haines bëhet nënë për herë të tretë

Ylli televiziv, Sara Haines, është bërë nënë për herë të tretë.

Më parë në janar, People ka konfirmuar se Haines dhe bashkëshorti i saj Max Shifrin po presin fëmijën e tyre të tretë.

Sara (41 vjeçe) dhe burri i saj pesë vite më i ri Max (36 vjeç), mirëpritën fëmijën e tretë mëngjesin e së mërkurës, më 26 qershor.

“Ne e bëmë këtë. Djali ynë i bukur Caleb Joseph ka lindur. Ne nuk mund të ishim më të dashuruar se kaq me djalin tonë ku mezi presim të takojmë me Alec dhe Sandra”.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet që na keni dërguar. Nuk mund të realizonim këtë pa dashurinë, përkrahjen e familjes, shoqërisë dhe mjekëve tonë”, shkruan mes të tjerash Haines.