prezantuesja

Sara Gjordeni eliminohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3

Modelja dhe prezantuesja Sara Gjordeni, është eliminuar nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 3” pasi rezultoi të jetë me numrin më të ulët të votave në televotimin e kësaj jave. Eliminimi i saj vjen pas një jave të mbushur me tensione dhe rivalitete, ku ajo u përball me emra të tjerë të njohur të shtëpisë për të qëndruar në lojë.

Të nominuarit e kësaj jave ishin fytyra të njohura të ekranit: prezantuesja e televizionit Roza Lati, gazetarja Ilnisa Agolli, si dhe gazetarja investigative, Ledjona Xheladinaj.

Sara Gjordeni ka qenë një nga konkurrentet më aktive dhe të diskutueshme të edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania” duke kontribuar në lojë me mendimet dhe qëndrimet e saj të forta.

Gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi, ajo ka arritur të krijojë lidhje me disa prej banorëve, por edhe përplasje me të tjerë, duke bërë që prezencën e saj të ndihet brenda dinamikës së grupit.

Eliminimi Sarës në këtë fazë të lojës ka sjellë ndjenja të ndryshme nga shikuesit me disa që u shprehën të trishtuar për largimin e saj, ndërsa të tjerët vlerësojnë se ajo mbeti besnike ndaj personalitetit dhe bindjeve të saj deri në momentin e fundit. Me largimin e Sarës, gara në “Big Brother VIP Albania 3” bëhet edhe më e paqartë, duke lënë hapësirë për më shumë të papritura dhe rrotullime të reja.

Ndërkohë që Sara Gjordeni mbyll kështu kapitullin e saj në “Big Brother VIP Albania”, aventura e konkurrentëve të mbetur vijon, me secilin prej tyre që synon të mbijetojë edhe një javë të tjetër dhe të shkojë sa më afër triumfit final.