Sara dhe Ledri largohen nga Kosova

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë nga çiftet shqiptare më të njohura për momentin.

Çifti merr vëmendje të madhe në çdo paraqitje të tyre, shkruan lajmi.net.

Ata janë shumë aktiv me postime të ndryshme në rrjete sociale, ku me publikun ndajnë momente nga më të ndryshmet.

Sipas imazheve të fundit që Sara ka publikuar në “InstaStory” duket se çifti këto ditë janë duke kaluar në Zvicër.