Sara bëhet xheloze, komenton vajzën gjysmë të zhveshur në videoklip të Ledrit

Ledri Vula ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Sot Sot Sot”, mirëpo vëmendjen mori videoklipi i tij ku shfaqet një vajzë e gjysmë e zhveshur.

Për këtë reagoi edhe Sara, ku para pak dite u bë nënë e një vajze.

Sara publikoi këngën e Ledrit në story, ku u shpreh se kënga është mjaft e mirë por disa pjesë të videoklipit nuk i pëlqyen.

“Bejme skip disa skena qe nuk na pelqejne por kenga na pelqen shume”, u shpreh Sara.

Pra, ajo u bë ‘xheloze’ për vajzën e cila shfaqet në atë videoklip.