Ish konkurrenti

Santiana e mohoi gjatë spektaklit, Ganiu Gërmia publikon videon kur ajo e kishte sharë me familje brenda shtëpisë së BBVK

Gazetari dhe humoristi Gani Gërmia ishte prezent në studion e spektaklit Big Brother VIP Kosova, për të folur për herë të parë pas eleminimit.

E teksa i sqaroi gjërat me dy opinionistët, Ganiu pati disa sqarime edhe me disa prej banorëve brenda shtëpisë – një prej të cilëve ishte bukuroshja Santiana Maloku.

Ai në një formë ironike i dërgoi të fala nga nëna e tij, duke i thënë “të fala ke nga nëna ime që e ke sharë”, në kontekstin që e kishte sharë me rob brenda shtëpisë.

Santiana e çuditur i tha “Unë të kam sharë me rob ty?”, gjersa vazhdoi të insistonte se nuk i kujtohej ta ketë bërë një gjë të tillë.

Tani pas daljes, Gani Gërmia ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një video, e cila dëshmon momentin kur bukuroshja gjakovare njëmend e kishte sharë Ganinë me familje.

Santiana përndryshe këtë javë gjendet para një nominimi të fortë mes dy konkurrentëve shumë të fortë brenda shtëpisë si Buci dhe Blerando.