Sanksionet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Rusisë, që po sulmon ushtarakisht Ukrainën, janë duke shkaktuar pasoja katastrofale për ekonominë ruse, përkundër që kjo ende nuk po pranohet nga krerët e Moskës.

Tashmë prodhuesit e qumështit në Rusi kanë njoftuar se janë duke u përballur me probleme të furnizimit me qumësht nëpër markete. Rusia po përballet me mungesë në treg të letrës tetrapak dhe të kartonit. Vështirësi ka edhe në sigurimin e lëndës së parë.

Kjo i ka shtyrë kompanitë ruse të kërkojnë alternativa tjera për ta zëvendësuar paketimin për qumësht dhe lëngje. Për më tepër, rrjeti i furnizimit “Vkusvill” raportoi vështirësi të furnizimit me produkte të qumështit dhe lëngjeve. Gjithçka ka të bëjë me sanksionet ndaj Rusisë.

Në të njëjtën kohë, mungesa e materialeve të ambalazhimit ka çuar tashmë në çmime më të larta. Për shembull, paketat e kartonit për kripë u rritën me 122%, dhe filmi plastik i paketimit – me 89%, raportojnë mediat e pavarura ruse. Ekspertët paralajmëruan gjithashtu për rritjen e ardhshme të çmimit të produkteve përfundimtare – qumështit, lëngjeve, vajit etj. Kujtojmë se në Rusi janë bërë virale videot ku shumë rusë shihen duke u shtyrë nëpër marketeve për një kilogram sheqer. Industria e prodhimit në Rusi është duke u ballafaquar me probleme serioze për shkak të sanksioneve, dhe kjo ka bërë që të ketë ngritje të çmimeve, dobësimin e rublës dhe rritjen e inflacionit.

Po ashtu ekspertët po vlerësojnë se ekonomia ruse mund të hyjnë më recension për shkak të mos arritjes për t’i shlyer borxhet e huaja.

Parashikimet janë që ekonomia ruse do të kthehet në kohën e rënies së Bashkimit Sovjetik, ku qytetarët rusë detyroheshin të prisnin në rend me kilometra për një bukë dhe një litër qumësht.