Leroy Sane dëshiron të largohet nga Manchester City për t’u rikthyer në Bundesligë, këtë herë te Bayerni.
Kështu shkruajnë mediet gjermane, sipas të cilave vetë lojtari u ka kërkuar drejtuesve të klubit anglez që të pranojnë ofertën e bavarezëve për kartonin e tij.
Sane nuk luan që prej muajit gusht, kur pësoi një dëmtim të rëndë në gju, ndërkohë që gjatë merkatos së verës kampionët e Bundesligës bënë disa oferta në drejtim të tij, por drejtuesit e Manchester Cityt nuk ishin të gatshëm të uleshin në bisedime.
Tashmë situatën duket se e ka marr vetë në dorë sulmuesi, i cili kërkon të rikthehet në Gjermani që në muajin janar.







