Gjenerali

Sandër Lleshi e nis me “dorë të hekurt”, urdhri që nxori sot për punonjësit

Vetëm një ditë pasi ka marrë detyrën e zëvendës ministrit të Brendshëm me kompetencat e titullarit Gjeneral Sandër Lleshi ka zbuluar karakterin e tij prej ushtaraku me urdhrin e parë për të gjithë vartësit e tij.

Burime zyrtare për “BalkanWeb” bëjnë me dije se Lleshi ka nxjerre një urdhër të brendshëm që ndalon rreptësisht gjatë ditëve të punës frekuentimi i kafeneve, restoranteve, njësive tregtare e çfarëdo mjedisi publik jashtë vendndodhjes për arsye pune nga punonjësit e ministrisë së Brendshme (përveçse për raste festash apo fatkeqësisht familjare dhe vetëm me lejen e eprorit).

Mësohet se të njëjtën gjë i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për uniformat blu.