Samsung Space Gaming 32-inç zë pak hapësirë për një monitor lojërash

Monitorët gjigantë të lojërave kanë një problem: zënë pjesën më të madhe të hapësirës së tavolinës duke shumë pak vend për altoparlantët dhe pjesë të tjera periferike.

Samsung mund të ketë gjetur një zgjidhje të thjeshtë. Monitori i ri Space Gaming Monitor SR75Q adopton formulën e një Space Monitor. Ekrani 32-inç është i hollë dhe mbështetet në mënyrë të rrafshët me murin.

Megjithatë ky monitor ka zëvendësuar 4K në favor të një rezolucioni 2,560×1440 piksel me frekuencë rifreskimi prej 144Hz dhe mbështetje për AMD FreeSync.

Si në kaluarën, edhe me këtë modem mund të fshihni kabllot e elektricitetit dhe HDMI-së pa rënë në sy pas tavolinës. Samsung nuk dha detaje rreth çmimit të monitorëve por duhet të jenë të disponueshëm globalisht në tre mujorin e katër të vitit.

Çmimi i tyre mund të sillet rreth 500 dollarëve, aq sa shitet edhe Space Monitor.

loading…