Samsung prezanton zyrtarisht Galaxy S10 dhe S10 Plus, fillojnë nga 899 dollarë

Në vazhdën e përpjekje disa vjeçare për të eliminuar kornizat e ekranit dhe ofruar ekrane sa më të mëdha, sot Samsung prezantoi Galaxy S10 dhe S10 Plus me ekran 6.1-inç dhe 6.4-inç respektivisht pothuajse pa kornizë fare

Të dy modelet kanë ekran dukshëm më të mëdha sesa S9 dhe S9 Plus por dimensionet e përgjithshme pothuajse nuk kanë ndryshuar.

Në fakt S10 Plus është më i vogël sesa S9 Plus edhe pse ka ekran 0.2-inç më të madh. Të dy telefonët janë të mëdhenj dhe nëse nuk ndiheni rehat me to, Galaxy S10E është një tjetër alternativë.

Përveç madhësisë ekranet tek të dy modelet janë identike: 1440-piksel 19:9 OLED (që Samsung e quan Dynamic AMOLED) me certifikim HDR10+. Të dy kanë skaje të harkuara dhe kornizë prej alumini. Janë plot ngjyra, me shkëlqim të fortë dhe vibrant më cilësorë se ekranet paraardhëse.

Ekranet e S10 kanë dy tipare të veçanta. E para është kamera nën ekran “hole-punch”. Versioni standard ka një kamër frontale ndërsa S10 Plus dy të tilla dhe si rezultat një prerje më të gjerë. Nuk na bindi pse ekranet “hole-punch” janë më të mira sesa ato me “notch” megjithatë duke pasur në konsideratë sesa shumë njerëzit i urrejnë këta të fundit Samsung mund të bëjë reklamë.


Tipari i dytë që nuk e shikoni është skaneri ultrasonik i shenjave të gishtërinjve që ju nuk e shikoni dhe që zëvendëson skanerin kapacitiv tradicional që gjendej në pjesën e pasme të S9. Samsung thotë se është skaneri më i avancuar në treg, i qëndrueshëm dhe i vështirë për tu manipuluar, ndjeshëm superior përballë skanerëve optik të OnePlus 6T.

Një disavantazh i skanerëve ultrasonikë është se nuk funksionojnë me xhamat mbrojtës së trashë. Si rezultat Samsung duhet ti certifikojë këto xhama përpara se të shiten.

Në cilësinë e ndërtimit dhe ndjesinë, mbase këto janë telefonët më premium që Samsung ka prodhuar ndonjëherë. Samsung ende përdor alumin në vend të çelikut që përdor Apple për iPhone XS dhe XS Max.

S10 Plus do të jetë i disponueshëm edhe me kapak të pasëm prej qeramike.