Samsung ka një plan për tu ballafaquar me telefonët me kosto të ulët të Xiaomi dhe Huawei

Samsung ka dështuar në Kinë. Gjithashtu gjigandi Korean po përballet me rënie edhe në Indi, tregun e dytë më të madh të smartfonëve në botë.

Prodhuesit Kinez si Xiaomi dhe Huawei janë arsyeja pse Samsung po humb terren në Kinë dhe Indi. Tashmë kompania duket ka një plan të ri për të rifituar lavdinë. Një raport i ri i agjencisë së lajmeve Reuters thotë se Samsung ka planifikuar të transferojë jashtë detyrat e prodhimit të smartfonëve tek një prodhues Kinez.

Një përpjekje e cila shihet si shkurtim kostosh dh eulje çmimesh, Samsung do të transferojë 1/5 e prodhimit tek kompania Kineze Wingtech. Kjo do të thotë se Samsung nuk do ti prodhojë më këta telefonët por Wingtech do të marrë jo vetëm prodhimin por edhe dizajnin.

Wingtech gjithashtu prodhon për Xiaomi dhe Huawei, dy kompanitë që Samsung ka vënë në shënjestër me këtë lëvizje.

Duke cituar burimet, Reuters thotë se Samsung ka planifikuar të prodhon 60 milionë telefonë në këtë mënyrë nga një total prej 300 milionë.

Kjo përbën afro 20% të inventarit të smartfonëve të vitit të kaluar. Kjo është një strategji më tepër e paevitueshme sesa e mirë sepse Samsung do të reduktonte kostot e prodhimit me 30% dhe si rezultat kostot finale të smartfonëe kur të dalin në treg.
Strategjia e re duket se ka në shënjestër modelet Galaxy A të Samsung.