Samsung ka gjetur një zgjidhje për skanerin ultrasonik

Samsung tha ditën e Enjte se së shpejti do të dërgojë një përditësim softueri për të adresuar problemin madhor të sigurisë me skanerin e shenjave të gishtërinjve në Galaxy S10.

Një përdoruese Britanike e telefonit i tha gazetës the Sun se një problem i Galaxy S10 bënte të mundur kyçjes në telefon edhe me shenja të tjera të gishtërinjve.

Kjo ndodhi pasi ajo bleu një xham mbrojtës të një pale të tretë dhe bashkëshorti i saj arriti të kyçej në telefon duke përdorur gjurmë e tij të gishtit edhe pse nuk ishte i regjistruar.

Problemi ndodh kryesisht me kasat prej silikoni të cilat ruajnë gjurmën e gishtit të përdoruesit. Gjiganti Korean i teknologjisë rekomandon që përdoruesit të përdorin vetëm kasa të autorizuara.

Lançuar në muajin Mars, seritë Galaxy S10 kanë një sensor të shenjave të gishtërinjve nën ekran i cili përdor teknologjinë ultrasound për të gjurmuar shenjat e gishtërinjve. Samsung e quante këtë teknologji biometrike revolucionare.

loading…