Në Ohër të Maqedonisë së Veriut është duke u zhvilluar dita e dytë e samitit “Ballkani i Hapur”.
Lidhur me këtë samit dhe me zhvillimet e tjera në Ballkanin Perëndimor janë deklaruar të gjithë pjesëmarrësit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndër të tjerash mori shembuj të shumë shteteve të cilat kanë patur më herët konflikte, por që janë pajtuar duke i përcjellur kështu një mesazh kryeministrit të Kosovës Edi Rama.
Por me të përfunduar fjalimin, Rama për pak sa nuk u rrëzua.
Ai u pengua tek shkallët pas përfundimit të fjalimit, por pavarësisht reagimit më pas u mundua që situatën ta kalojë me sportivitet.







