Sami Lushtaku uron 28 nëntorin me një fjalim nga Prekazi të mbajtur në vitin 1998
Ish-kryetari i Skenderajt dhe ish-komandati i zonës operative të Drenicës Sami Lushtaku, ka uruar 28 Nëntorin me një video ku shihet ai teksa mban fjalim në vitin 1998 në Prekaz.
“Në këtë vit jubilar, po ndaj me ju këto pamje të datës 28 Nëntor 1998 nga Prekazi, i cili për mua është përvjetori më i veçantë i Festave të Nëntorit. Kosova ishte në vlugun e luftës çlirimtare. Ne u betuam se do ta vazhdojmë çlirimin e tokave tona të pushtuara padrejtësisht. Po mbaja fjalimin më të rëndësishëm në jetën time. Fjalimin e luftës, qëndresës e të sakrificës për lirinë e Kosovës. Dhe ja dolëm mbanë”, ka shkruar Lushtaku, përcjell KosovaPress.
Ai në fund ka uruar Festën e Flamurit, ditëlindjen e Legjendarit Adem Jashari dhe daljen e parë publike e UÇK-së.
Në këtë vit jubilar, po ndaj me ju këto pamje të datës 28 Nëntor 1998 nga Prekazi, i cili për mua është përvjetori më i veçantë i Festave të Nëntorit. Kosova ishte në vlugun e luftës çlirimtare. Ne u betuam se do ta vazhdojmë çlirimin e tokave tona të pushtuara padrejtësisht. Po mbaja fjalimin më të rëndësishëm në jetën time. Fjalimin e luftës, qëndresës e të sakrificës për lirinë e Kosovës. Dhe ja dolëm mbanë!Urime Festa e Flamurit, ditëlindja e Legjendarit Adem Jashari e dalja e parë publike e UÇK-së. Kosovën e Shqipërinë i paqim përjetë. SL
Posted by Sami Lushtaku on Wednesday, November 28, 2018