Sami Lushtaku shpallë zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Skenderajt
Ish kryetari i komunës së Skenderajt Sami Lushtaku edhe njëherë do ta sprovoj vetën për të parin e kësaj komune.

Kjo pasi që Lushtaku ka vendosur që të dal sërish si kandidat i PDK-së për kryetar të Skenderajt në zgjedhjet lokale të tetorit.

Ai sot do ta zyrtarizoj kandidaturën e tij me fillim nga ora 19:00.

Aktualisht pozitën e kryetarit të Skenderajt e ka djali i heroit kombëtar, Hamëz Jashari, Bekim Jashari.