Duket se Sami Lushtaku, kandidat i PDK-së për kryetar të Skenderajt, tashmë e ka nisur fushatën parazgjedhore.

Ai gati çdo ditë po e viziton nga një vendimbanim në këtë komunë, ku po prezanton edhe projektet e tij, shkruan Ballkani.info.

Sot Lushtaku ka qëndruar në Runik, ku para të pranishmeve ka shpalosur projektin për qendrën e këtij vendbanimi.

Postimi i plotë:

Runiku si vendbanim i lashtë është qendër e trashëgimisë kulturore në Skenderaj, në të cilin ndër shekuj është zhvilluar civilizimi. Runiku daton që nga koha e civilizimit iliro-dardan.
Para qytetarëve të bashkësisë lokale të Runikut, prezentova projektin për rregullimin e qendrës së Runikut i cili bashkë me Likofcin, do të jenë ndër prioritetet e para gjatë qeverisjes sime në krye të komunës së Skenderajt.
Runiku do të trajtohet ashtu siç e meriton sepse historia e trashëgimisë kulturore është vlerë për gjithë këtë zonë!
SL