Deputeti nga radhët e NISMA-s, Milaim Zeka, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se sapo ka arritur në Holdanë së bashku me ish-komandantin Sami Lushtaku, i cili është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.
Zeka ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të takohen me avokatin britanez, i cili njëherish ka qenë edhe prokuror kundër Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin e Hagës, transmeton Ballkani.info.
Tutje, Zeka ka shkruar se intervistimi i Lushtakut pritet të fillojë nesër në ora 10:00, përderisa ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa-Remi është ende në intervistim. /Ballkani.info
Postimi i plotë i Zekës:
Sa arritem ne Holande me Gjeneralin Lushtaku
Bashke me Gjeneralin Sami Lushtaku dhe deputetin Mergim Lushtaku, kemi arritur ne Holand. Pas pak pritet takimi me avokatin britanez, i cili ka qene prokuror kunder Millosheviçit ne Tribunalin e Hages.
Neser, ne ora 10.00 do te filloje intervistimi i gjeneralit Lushtaku.
Rrustem Mustafa-Remi akoma eshte duke u marre ne pyetje.









