“SALUTE” nga LDK-ja pas votimit të dërgimit të Ushtrisë në mision paqeruajtës në SHBA

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka postuar një fotografi në rrjetin social facebook, ku shihen të gjithë deputetët e subjektit të tij teksa bëjnë përshendetjen ushtarake- “salute”.

Krejt kjo vije pas votimit të dërgimit të Ushtrisë së Kosovës në misione paqeruajtëse në SHBA, transmeton Ballkani.info.

Dërgimi i Ushtrisë së Kosovës u votua me shumicë absolute, madje deputetët u ngritën në këmbë për të përshëndetur këtë vendim pas votimit./Ballkani.info/