Salma Hayek performon një kërcim të nxehtë me Channing Tatum në filmin “Magic Mike’s Last Dance”

Aktorja tërheqëse meksikano-amerikane, Salma Hayek, prezantoi trailerin e filmit të saj të ri, i cili duket qartë që në shikim të parë do të magjepsë publikun.

Salma atraktive, e cila festoi ditëlindjen e saj të 56-të në shtator, duket ende e pabesueshme dhe tani e ka gëzuar publikun në trailerin e “Magic Mike’s Last Dance”.

Hayek luan partneren e striptistit Mike, të cilin e portretizon Channing Tatum dhe një nga skenat që u ka pëlqyer veçanërisht shikuesve, është ajo ku çifti realizon një kërcim të nxehtë, duke ndërthurur trupat me njëri-tjetrin.

Në një moment, aktorja shihet teksa ia ka hedhur këmbët aktorit mbi supe, duke i hequr këmishën.

“Erdhe dhe ma dhurove këtë moment magjik, të papritur që më bëri të kujtoj se kush jam në të vërtetë”, thotë ajo, ndërsa nën trailerin nuk munguan komentet e fansave të cilët shkruanin se për shkak të Salmas po e presin me padurim këtë vazhdim të filmit.

Xhirimet e “Magic Mike’s Last Dance” u konfirmuan fillimisht në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa do ta ketë premierën në ditën e Shën Valentinit. Edhe pse detajet specifike rreth filmit nuk dihen ende, Channing premtoi se ky do të jetë vazhdimi më i mirë deri më tani.

(Foto: Warner Bros.)

Gjithashtu, Hayek theksoi se roli i saj në film është “personazhi më i fortë femër deri tani”, dhe se historia e dashurisë së saj dhe protagonistit kryesor do të jetë diçka e fortë dhe e veçantë.

Filmi i parë Magic Mike u publikua në vitin 2012. Ai u drejtua nga Steven Soderbergh dhe interpretuan Matthew McConaughey dhe Joe Manganiello. Vazhdimi i dytë u lansua tre vjet më vonë.

(Foto: Warner Bros.)

Filmat morën vlerësime pozitive nga kritikët, si dhe nga shikuesit, për të cilët trilogjia u bë shpejt një hit. /Telegrafi/