Ministria e Drejtësisë

Sallahu: Kemi ndarë një banesë të konfiskuar për Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar të premten se kanë ndarë një banesë të konfiskuar për Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Sallahu ka thënë se pasuritë e konfiskuara po iu kthehen interesit publik dhe shoqëror.

“Sot, kemi ndarë një banesë të konfiskuar për Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës të cilët tashmë mund t’i përmbushin detyrat e tyre ligjore që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi”, ka shkruar ai në Facebook.

Sallahu më tej është shprehur i lumtur që pasuria e paligjshme e konfiskuar me vendim gjyqësor po përdoret për përmbushjen e nevojave të qytetarëve.

“Kjo është njëra ndër format e ekzekutimit të kritereve të konceptit të drejtësisë. Prandaj, jemi të fokusuar që shtimi dhe shpërndarja e pasurive të paligjshme të rritet pasi të fillojë të zbatohet Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, ka përfunduar ai.

VIDEO BONUS: Ëndrra tjetër e Akil Varfit, që e ngjiti në skenën e Portokallisë