Opinionisti Fitim Salihu ka ironizuar me votimin e Vjosa Osmanit presidente, duke pyetur se si e kanë votuar të njejtën siç thotë ai “LPK-istat e LVV-së”.

Salihu në Facebook ka shkruar se Osmani fjalën “LPK-ist” e përdorë si “sinonim i gogolit”.

Tutje, ai thotë se edhe pse Osmani ka LPK-ist përreth, e ka vendosur flamurin Dardan në presidencë.

“Nime, qysh e votun Vjosen keta LPK-istat e VV-se? Ajo e perdorke fjalen “LPK-ist” si sinonim i gogolit. Pos me fol per UDB-en: “Shiko sa LPK-iste ke perreth”. Plus ja u ka vnu flamurin e Rugoves aty ne Presidence, trrak. Zo s’po guxojne me bo prej Vjoses. Kur t’i nijsh naj dite tu thone: “kryetar i LPK-se ka qene Tahir Zemaj”. Ose tu e knu himnin e Ibrahim Rugoves me lote ne sy”, ka shkruar i njejti.