Salihu: Është ç’njerëzore të mbrosh një ministër të Shëndetësisë në ditën kur vdesin 18 qytetarë

Analisti Fitim Salihu i ka reaguar kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvallës që dje thurri lavde për ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë.

Në një shkrim në Facebook, Salihu ka thënë se është ç’njerëzore dhe pandejshme të mbrosh një ministër në ditën kur në vend vdesin 18-qytetarë nga koronavirusi.

Ai tutje thotë se është pasinqertë që qytetarët të fajësohen për rritjen e numrit të infektimeve, ndërkohë, që Qeveria i merrte meritat për uljen e numrit të infektimeve vetëm para pak javësh.

“Nuk është faji i qytetareve qe nuk ka termine te lira për vaksinim. Nuk është faji i qytetareve qe janë hequr krejt masat mbrojtëse tash e dy muaj. Nuk është faji i qytetareve qe ekziston vetëm nga një qendër vaksinimi për qytet. Nuk është faji i qytetareve qe ministri i Shëndetësisë po e braktis gjendjen emergjente shëndetësore dhe po dezerton ne garën për kryetar te Prishtinës”, thotë Salihu.

“Nuk mund te fajësohen qytetaret qe nuk po kujdesen e po shkojnë neper dasma kur, vetëm pak dite me pare, ministri i Shëndetësisë, ky qe po e lavdoni, ka shkuar vete neper dasma. Një qeverisje qe e drejton gishtin e akuzës nga qytetaret nuk është qeverisje për qytetaret. Me 14 shkurt po këta qytetare qe sot po i fajësoni ju kane votuar për te punuar. Jo për t’i fajësuar për mospunën dhe dështimet tuaja”, thotë ai.