Sali Berisha voton në Tiranë tek shkolla “Kosova”, akuzon Qeverinë e Edi Ramës që s’lejoj emigrantët të votojnë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka votuar në Tiranë tek shkolla që mban emrin “Kosova”.

Ai në fjalimin e tij pasi mbaroi votimin, ka akuzuar Qeverinë e Edi Ramës që s’lejoi emigrantët të vijnë në Shqipëri të votojnë, transmeton Indeksonline.  

“Ftoj me këtë rast, çdo qytetarë të këtij vendi të firmos ditën e sotme një fitore madhështore për Shqipërinë dhe shqiptarët, të votoj për sakrificat e tij, të votoj për familjet, fëmijët, nipërit, mbesat, të votoj për emigrantët shqiptarë që një regjim, i bllokoi, u shpiku karantinën, si një mjet politik për të mos lejuar votimin e tyre. Të votojnë për të gjithë ata që i thonë lirisë liri dhe Shqipërisë Shqipëri”, u shprehë ai.