Sali Berisha: Ramën e mund jo vetëm për së gjalli, por edhe për së vdekuri

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, zgjodhi konferencën për shtyp të kësaj të premteje që t’i jepte përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë në kuvend e quaji të “vdekur” politikisht.

Berisha tha se jo vetëm për së gjalli, por edhe për së vdekuri e mund Ramën. Ish-kryeministri tutje u shpreh se Rama është në panik pasi e di që demokratët do ta mundin.

Tall menderen”, Berisha publikon videon e Ramës për rrogën minimale, çfarë  premtonte kryeministri në vitin 2016 dhe çfarë thotë sot – Dosja AL

“T’i jap përgjigjen e merituar Edi Ramës. Merrni dhe shihni kur doli.. një ngjyrë limon i kishte rënë në fytyrë, i dridhej zëri dhe fliste, sikur po dilte nga shtëpia e të vdekurve. Tani unë kundërshtar e kam, por prapë nuk humbas ndjenjat njerëzore. Uroj të gjejë kurajo se atë e ka kapur një panik i vërtetë. E vërteta është që demokratët do ta mundin atë. E vërteta është po e them dhe njëherë këtu, që jo për së gjalli, por edhe për së vdekuri unë e mund atë. Në kuptimin që ai ka një trashëgimi më negativen që mund të ketë njeriu, kurse kjo tjetra është e kundërta”, tha ai.