Sali Berisha publikon video shokuese: Shikoni si të fortit e Shijakut e rrahin biznismenin (VIDEO)

Një video e rëndë është publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha këtë të hënë, ku duket sesi një biznesmen goditet dhe dhunohet nga një person i identifikuar nga denoncuesi si Ndriçim Arapi.

Berisha shkruan sesi ky njeri merr rolin e të fortit të Shijakut dhe rreh biznesmenin në qendër të qytetit. Por ndërkohë në denoncimin e tij, qytetari i dhunuar shkruan se personi në fjalë i ka vënë gjoba dhe i kërkon vazhdimisht të paguajë. Denoncuesi shprehet madje se e ka çuar çështjen në polici plot 5 herë, por “i forti” ka dalë fare kollaj nga duart e autoriteteve me dy tre pyetje dhe argumente se nuk ka shenja dhune të mjaftueshme në trupin e të dëmtuarit.

Për më tepër shikoni videon dhe postimin e vetë qytetarit të lënduar.

Miq, ne narkoshtetin e Kakistokracise ligjin e bejne bandat.

Shikoni videon se si te fortit ne Shijak, rrahin biznesmenin ne qender te qytetit.

I forti e ka gjobitur pese here ate por narkopolicia ka ndare parate e gjobave me te dhe gjithnje e ka lene te lire. Kjo eshte klima e biznesit ne Narkoshtetin e Kakistokracise! Sb