Sali Berisha për skandalin e Edi Ramës me hartën e Kosovës: Akt flagrant i tradhtisë kombëtare

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i ka reaguar kryeministrit Edi Rama që sot gjatë ditës ka publikuar një hartë ku shihet Kosova si pjesë e Serbisë.

Berisha ka shkruar se ky është akt flagrant i tradhtisë kombëtarë, që fshin Kosovën si shtet të pavarur dhe e paraqet atë si territor të Serbisë, derisa, ai ka publikuar edhe fotografinë që është publikuar në profilin zyrtar të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës në rrjetin social Facebook.