Sali Berisha për Albin Kurtin: Është “kafshë politike”!

I ftuar në “Zonë e Lirë”, ish kryeministri Sali Berisha, i pyetur nga moderatori Arian Çani, është shprehur me superlativa për liderin e Vetëvendosjes dhe kryeministrin e mandatuar të Kosovës, Albin Kurti.

Çfarë është Albin Kurti për Berishën?

“Unë mendoj se në skedën politike shqiptare Albin Kurti është një politikan me një fibër të fortë politike. Po të përdorim një shprehje të huaj, është “kafshë politike”, njerëz me instinkte dhe këtë e ka faktuar.

Ka arritur krejtësisht me talentin dhe vendosmërinë e tij, dy herë radhazi ka dalë parti e parë, pa ndihmën e askujt dhe së bashku me Vjosa Osmanin e LDK, të cilët u mandatuan të qeverisin së bashku, unë e kam vlerësuar si një ndryshim historik dhe kam deklaruar atë natë se “fitoi Kosova”.

Tsipras është rritur në krahët e një miliarderi, ndërsa Kurti ka patur mbështetës Adem Demaçin”, u shpreh Berisha.

loading…