Sali Berisha nuk pajtohet me Hisen Berishën për deklaratën e Kurtit në Bruksel

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Shqipërisë, Sali Berisha ishte mysafir në emisionin Kojshia Show.

Mysafir në këtë emision ishte edhe ish-kamandanti i Kosheres, gjeneral Hisen Berisha.

Hisen Berisha dhe ish-kryeministri shqiptar nuk janë pajtuar për deklaratat e Kurtit në Bruksel në lidhje me kriminelët e luftës në Ballkan.

Ish-ushtaraku i Koshares ka thënë se Kurti është dashur ta sqarojë deklaratën e tij në lidhje me “kriminelët e luftës dhe të paqes.

“Në Ballkan kriminelë të supozuar me aktakuzë sot i ke vetëm në Kosovë. Nëse Kurti ka aluduar në Vuçiqin që vërtet në luftën e Bosnjës por edhe të Kosovës ka qenë “Gebelsi i Millosheviqit”, ai nuk ka aktakuzë. Vuçiqi nuk akuzohet e as supozohet për kriminel derisa nuk ka aktakuzë. As Dodiku në Bosnje nuk ka aktakuzë. Të vetemit në Ballkanin Perëndimorë që kanë aktakuza janë liderët e luftës dhe shtetit të Kosovës. Derisa nuk ka ndonjë vendim nga Gjykata Speciale këta njerëz duhet të mbrohen nga Kosova”, ka deklaruar Hisen Berisha, përcjell Telegrafi.

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha, nuk beson se Kurti e ka pasur fjalën për ish liderët e UÇK-së që janë sot në Hagë.

“Pavarësisht se ata janë të burgosur nuk mund të bëhen kriminelë. Shembull më tipik është Ramush Haradinaj i cili ka qenë dy herë në Hagë dhe është shpallur i pafajshëm….Por unë e vlerësoj thirrjen e Kryeministrit të Kosovës pasi sot jemi përballë një pabarazie dhe kjo është një përgjegjësi e vet shqiptarëve. Ne nuk është dashur të votojë një ligj të njëanshëm. Ndërgjegjja njerëzore nuk e lejon që të dënohet një shqiptarë e të mos dënohen të tjerët kriminel për të njëjtin krim. Ligji ndërkombëtarë nuk lejon të gjykohen krimet në baza etnike”.

Deputeti i PD-së thotë se thirrja e Kurtit adresohet direkt për Aleksandër Vuçiqin.

“Vuçiq është i regjistruar me zë dhe figurë se ka thënë “për një serb të vrarë do të vriten 100 myslimanë”. Së dyti Vuçiq kishte tentuar ta fsheh Mlladiçin nga drejtësia ndërkombëtare”, deklaroi më tej ish-kryeministri Berisha.

Lideri historik i PD-së në Shqipëri po ashtu ka përshëndetur idenë e Kurtit për të paditur Serbinë për gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Sali Berisha thotë se një ditë edhe në Shqipëri do të del ndonjë lider siç është në Kosovë Albin Kurti dhe ta ta padisë Serbinë për gjenocid të shtetit serbe ndaj Shqipërisë.

Ushtaraku i Koshares i është përgjigjur edhe Sali Berishës, duke thënë se Kurti është dashur të specifikojë se nuk e ka pasur fjalën për ish-liderët e UÇK-së.