Sali Berisha: Do të jem aktiv në politikë deri të bëhem 95 vjeç

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi socialistët që “të përgatiten”, pasi ka ndërmend të qendojë shumë gjatë në politikë.

Në Kurbini ku zhvillloi “Foltoren” e radhës, lideri historik i PD-së u shpre se synon të qëndrojë aktiv në politikë, derisa të bëhet 95 vjeç

Socialistëve në parlament u thashë “këtu do jem derisa të bëhem 85 vjeç”. Tani po iu them, në rast se i madhi Zot e bën të mundur, këtu do më kini derisa të bëhem 95 vjeç. Të përgatiten! Të përgatiten”, u shpreh Sali Berisha.

Qëndrimi i Sali Berishës është paradoksal, kur kujton faktin që vetë ka deklaruar se nuk do jetë më figurë dominuese në PD, ndërsa vetëm pak muaj më parrë konfirmoi Lulzim Bashën si kreun e partisë më të madhe opozitare.