Salah kundër VAR-it: E bën futbollin shumë të drejtë

Përdorimi i teknologjisë në futboll (sistemi VAR) ishte një nga vendimet më të guximshme të marra nga institucionet më të larta të kësaj loje të bukur në botë.

Sigurisht që u desh shumë kohë për të marrë një vendim përfundimtar, që duhet pranuar ka pasur një ndikim mjaft pozitiv te protagonistët, por ka lënë edhe të zhgënjyer.

Dhe kur të zhgënjyerit janë personazhe me shumë influencë, atëherë shtrohet me të drejtë pyetja nëse përdorimi i “VAR”-it është i drejtë. Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, është i ashpër me VAR-in, që sipas tij po i bën njerëzit të humbin pasionin për futbollin.

“Nuk më pëlqen, e kam thënë gjithmonë. Futbolli më pëlqen kështu siç është. Është e drejtë që në ndonjë rast futbollistët duhen mbrojtur nga ndërhyrjet tepër të rënda dhe të rrezikshme, por e dua futbollin me gabimet e gjyqtarëve dhe të lojtarëve. Kështu futbolli bëhet më ngacmues dhe njerëzve u rritet pasioni për të.”

“Faraoni” për ta ilustruar sesi VAR-i në njëfarë mënyrë e vret futbolli, kujtoi 11-metërshin e fituar prej tij në finalen e Championsit ndaj Tottenhamit, që e ndihmoi shumë Liverpoolin për ta fituar trofeun.

“Me VAR-in futbolli bëhet më i drejtë se ç’duhet. Sezonin e kaluar m’u dha një penallti në finalen e Championsit e më duhet ta pranoj se më ndihmoi shumë. Gjithçka është shumë korrekte, por mua më pëlqejnë gabimet.”

loading…