Salah kërkon trajtim më të mirë për gratë myslimane

Mohamed Salah është një idhull në Afrikë dhe Azi, kontinente me përqindje të lartë të myslimanëve, arsye kjo pse ai ishte në listën e 100 personaliteve me më shumë ndikim në botë të publikuar në “Times”.

Në prononcimin e dhënë për revistën prestigjioze, “Faraoni” pozicionohet në lidhje me të drejtat e femrave në vendet myslimane.

“Mendoj se duhet të ndryshojmë mënyrën sesi i trajtojmë gratë në kulturën tonë. Është një detyrim, jo opsion. I mbështes gratë më shumë se më parë, sepse e ndiej që meritojnë më shumë se mbështetja që merrnin”, përfundoi Salah.