Saimir Tahiri thyen heshtjen: Sot kam disa gjëra për të thënë!

Një vendim i Prokurorisë së Katanias fliste për mbylljen e hetimeve në ngarkim të ish-ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, sipas të cilave ai nuk ka asnjë lidhje me grupin e Moisi Habilaj të arrestuar në Itali për trafik droge.

Por tashmë, pas këtij lajmi të mirë, ish-ministri duket se ka për të thënë të vërtetat e tij, për të cilat thotë se ka heshtur 1 vit të tërë.

Në fakt edhe më herët ai ka deklaruar se do të flasë vetëm kur të mund të faktojë se nuk është i përfshirë në trafikun e drogës dhe se nuk ka bashkëpunuar me banda kriminale.

Por tashmë. sot në orën 11:00 ai ka lajmëruar mbajtjen e një konference, dhe pritet të mësohet më shumë se cilat janë gjërat që ai ka për të thënë.

“1 vit heshtje, sot kam disa gjera per te thene! Shihemi ne 11.oo, live ketu”, shkruan Saimir Tahiri në rrjetin social Facebook.