Saimir Tahiri edhe 3 muaj të tjerë nën hetim

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur shtyrjen për herë të katërt me tre muaj të hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.

Afati për përfundimin e hetimeve për ish-ministri do të skadonte ditën e nesërme më 17 janar.

Dokumenti për shtyrjen e hetimeve të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit
Afati në total për këtë çështje është 2 vite e 1 muaj dhe për shkak të shtyrjes ka mbetur edhe 1 vit kohë.

Burime për Report Tv pranë Krimeve të Rëndë bëjnë me dije se shtyrja e hetimeve është bërë për kryerjen e disa verifikimeve shtesë që do të ndihmojnë lidhur me zbardhjen e çështjes.

Katër prokurorët e çështjes kanë administruar përgjigjet e letër-porosive të mbërritura nga Greqia, Italia dhe Mali i Zi. Por në Itali dhe Mal të Zi, prokuroria nisi dy kërkesa të reja për informacion, ku kërkohen materialet e dosjes në Katania dhe do verifikohet një udhëtimi në 2014 i familjarëve të Tahirit.

Një javë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjykatë dosjen për 9 të pandehurit e çështjes “Habilaj”. Kështu pritet gjyqi për Mojsi Habilajn, Florjan Habilajn, Armando Koçerrin, Fatmir Minajn, Nezar Seitin, Sabaudin Çelan, Tigrens Mezuarajn, Maridjan Sulajn, Armando Sulajn.

Saimir Tahiri ka qenë në hetim nga prokuroria italiane prej datës 27 tetor 2017 nga prokuroria e Catania-s me akuzën e trafikut të drogës mbi bazën e përgjimeve të çështjes Habilaj. Në përgjime flitej për 30 mijë euro që grupi Habilaj kishte për ti dhënë një personi me emrin SAIMIR dhe bizhuteri gruas së tij.

Pas hetimeve prej më shumë se një viti prokuroria italiane shkruan se nuk ka gjetur prova që implikojnë ish-ministrin shqiptar të Brendshëm duke kërkuar arkivimin ose mbylljen e çështjes. Pak javë më parë Tahiri depozitoi në prokurorinë e Krimeve të Rënda edhe vendimin e prokurorisë së Catanias