Sadri Ramabaja i flet gjermanisht në studio, kështu i përgjigjet Valon Syla

Profesori Sadri Ramabaja ka folur gjermanisht në një pjesë të debatit sonte në Pressing. Po në këtë gjuhë ia ka kthyer gazetari Valon Syla.

Debati në gjuhë gjermane nisi pasi po diskutohej lidhur me arsimin në Kosovë. Syla nuk pajtohej me Ramabajën rreth cilësisë së mësimit në shkollat në bodrume, garazhe.

Syla tha se nga shkollat në garazhe nxënësit kanë mësuar shumë, dhe pikërisht për njohuri të tilla e pyeti profesorin.

“Ramabaja serbisht e di që din ama anglisht s’e di a din? A di anglisht?, e pyeti Syla.

“Di gjermanisht, e kam gjuhë të shkencës”, iu përgjigj Ramabaja.

“Aaaaa e shkencës është kjo, nuk është për dosta. U kry muhabeti”, vazhdoi Syla.

Bisedën në gjuhën gjermane mund ta dëgjoni më poshtë.