Inteligjenca Artificiale

​Sadiku: Të rinjtë mos të përdorin shumë inteligjencën artificiale, humbin kreativitetin

Profesori në fushën e teknologjisë, Ermal Sadiku ka bërë thirrje të rinjve që mos të përdorin shumë inteligjencën artificiale, veçanërisht atë ‘ChatGTP’, pasi siç thotë ai, fillon së humburi kreativiteti.

Sadiku në një intervistë për KosovaPress tha se personat që përdorin inteligjencën artificiale duhet të kenë kujdes të dallojnë se çfarë është mashtrim dhe çfarë jo.

“Në Kosovë më së shumti është duke u përdorur ‘ChatGPT’ kryesisht për të shkruar diçka. Por, më së shumti ish dashtë me pas kujdes që të dallohet çfarë është mashtrim dhe çfarë jo, sepse shumë shpesh po shkruhen gjëra që është vështirë të dallohen. Kish qenë mirë që të rinjtë mos të teprojnë shumë me përdorimin e ‘ChatGTP’, sepse ngadalë fillon duke humbur kreativitetin, teknalitetin e të shkruarit, të menduarit kritik dhe është mirë të gjendet mënyra që përdorimi saj t’i kryej disa punë të cilat janë mekanike, të përsëritshme dhe jo disa punë kreative. Megjithatë, këtu nuk kanë shumë faj rinia, kanë faj pak edhe profesorët, edhe njerëz të cilët u japin atyre detyra që janë lehtë të zhvilluese, ose lehtë të përfundshme me ‘ChatGPT’. Teknologjitë e tjera AL shumë pak janë duke u përdorur”, thotë Sadiku.

Ai thekson se inteligjenca artificiale po përdoret edhe në mënyra jo të mira, pasi po e shfrytëzojnë në disa detyra që duhet të zgjedhën nga vet personi.

“Njëjtë është edhe me AL, inteligjencë artificiale, njerëzit kanë arritur të ndërtojnë një platformë shumë të fuqishme siç është tash ‘ChatGPT’, që është një pjesë e vogël e inteligjencës artificiale. Por, kjo po mund të përdoret edhe për keq, mund të përdoret për t’i bërë detyra, zgjedh ese, raporte. Anën tjetër mund të përdoret edhe për të mirë, ku njerëzit mund t’i automatizua disa procese që kanë qenë pak të panevojshme ndoshta të bëhen”, thotë ai.

Në anën tjetër, ai thotë se inteligjenca artificiale po keqpërdoret nga shumë persona. Në këtë drejtim, ai thotë se duhet pasur kujdes në përdorimin e kësaj.

“Inteligjenca artificiale ka përdorim shumë më të madh se ‘ChatGPT’ dhe varet për çfarë e përdorin njerëzit ose bizneset…Anën tjetër mund të përdoret edhe për keq, për të bërë ‘deep fakes’ që tashmë është duke u keqpërdorur shumë, shembull të bëhet figura e një personi dhe t’i jepet personi edhe zëri, lëvizjet e fytyrës e gjitha, dhe kjo pastaj po keqpërdorët shumë, sepse nuk po dihet se çfarë është e vërtetë më…kur e shtrembëron të vërtetën, sepse ka vegla me të cilat shumë lehtë mund të shtrembërohet e vërteta dhe mbetet pak të shihet si do të balancohet kjo fuqi”, shton Sadiku.

Sadiku për KosovaPress tregon edhe të mirat që mund ta përdorin inteligjencën artificiale.

“Ndërsa, të mirat janë tepër të mëdha, përderisa din ta përdor dikush, mund t’i automatizojë një pjesë të madhe të punëve të cilat kanë qenë punë të bajatshme. Ndoshta të bëjë një tabelë të caktuar, kur t’i nxjerr disa fakte, ose një raport të caktuar, ose t’i shkruaj disa postime në Facebook, ose të bëjë një fjalim që nuk ka shumë kohë ta bësh vet, por vetëm ja shkruan kërkesat kryesore që mund kesh me thënë me ndonjë konferencë, gjërat që nuk janë ekstrem të ndjeshme në kreativitet, vetëm dëshiron të jesh i saktë”, përfundon ai.