Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Izet Sadiku ka njoftuar se ka takuar banorët e lagjes Hajvalia.

Sadiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se për cilat projekte kanë biseduar, raporton Ballkani.info.

“Takim me banorët e lagjes Hajvalia! Diskutuam për projekte madhore që do të realizohen në #kryeqytet, 1.5 miliardë euro 💶 të dedikuara për investim. Ndërtimi i Spitalit, Unaza e Jashtme, Qendra Kombëtare e Sportit e shumë projekte të tjera.LDK është shpresa e Prishtinës dhe tërë Kosovës. Nuk do të ndalemi deri në ndryshimin pozitiv të vendit”, ka shkruar ai./Ballkani.info/

Izet Sadiku në zgjedhjet parlamentare garon me numrin 35.

Postimi i plotë: