Kandidati për deputet nga LDK, Izet Sadiku, ka falënderuar qytetarët për përkrahjen gjatë fushatës zgjedhore.
Ai përmes një video në Facebook, ka ftuar qytetarët në tubimin përmbyllës të LDK-së në Prishtinë, më 8 shkurt.
“Faleminderit që na keni përkrahur dhe emocionuar gjatë fushatës zgjedhore. Tani po ju ftoj që më 8 shkurt të merrni pjesë në përmbylljen e fushatës së LDK-së, në ora 18:00, në sheshin Skenderbeu. Bëhu pjesë e ndryshimit edhe ti”, ka thënë ai.






