Sabri Hamiti thyen heshtjen, duke goditur Vjosa Osmanin: Nuk mund të jesh rugoviste pa LDK’në

Ish deputeti dhe një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK’s), Sabri Hamiti, ka bërë një shkrim politik duke goditur ashpër Vetëvendosjen dhe në veçanti Vjosa Osmanin që braktisi partinë e Ibrahim Rugova për t’u bashkuar me platformën politike të Albin Kurtit.

Hamiti me anë të një shkrimi në Facebook vlerëson se nuk mund të jesh rugovist pa LDK’në, duke e quajtur një gjë të tillë “të pamundshme” e të “pakuptueshme”.

Akademiku kosovar ka qëndruar i heshtur për kohë të gjatë dhe nuk është kandiduar për deputet, por ai ka thyer heshtjen me disa fjalë të fuqishme, duke e akuzuar Osmanin edhe si “plëngprishëse”.

“Nuk mund ta bartë shenjën e LDK-së as të rugovizmit askush që në trajtë plangprishësi ndahet nga shtëpia e moçme, për të gjetur strehë të tjera, sidomos nën çadrën ideologjike të partive rivale.” ka shkruar ndër tjerash Hamiti.