Sabit Geci kthehet në burg, vajza e tij thotë se vendimin e mori një gjyqtar serb

Sabit Geci është rikthyer në burg, për ta vuajtur dënimin për krime lufte.

Me vendimin e fundit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Geci tani dënimin do ta vuajë në burg.

Ndaj këtij rasti ka reaguar edhe vajza e Sabit Gecit, Fitore Geci.

Në një postim në “Facebook”, ka shkruar se e ka habitur fakti që është marrë vendimi që babai i saj të kthehet në burg.

Fotografi ku shihet Sabit Geci duke shkuar në burg

Më shqetësuese sipas saj është se vendimi është marrë nga një gjyqtare serbe.

“Me habite jashtëzakonisht fakti se si eshte e mundur qe per nje njeri si Sabit Geci i cili ka plage te pashëruara nga lufta dhe shume diagnoza qe duhet te trajtohen ,te merret nje vendim qe te kthehet ne burg. Nuk me habite fakti qe kete vendim e mori nje gjyqtare serb sepse deshira e tij ishte dhe eshte qe ai te mos jete i gjalle por me habite fakti qe ne si popull , si instutcion nuk kemi fuqi apo nuk duam ta ngrisim zerin per njerzit e luftes qe plaget e tyre akoma kullojne gjak. .Jemi maltretuar shume dhe ende po maltretohemi me vuajtje te lloj-llojshe per qellime te ndryshe por une si vajza e Sabit Gecit e di karakterin e prindit tim qe eshte dhe do te jete i pathyshem”, ka shkruar ajo.

Në ndërkohë trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës, në pati dënuar me 15 vjet burg Sabit Gecin për vrasje dhe keqtrajtime të të burgosurve në Kukës dhe Cahan gjatë viteve të luftës 1998-1999.

Trupi gjykues shpalli aktgjykimet edhe për tre të akuzuar të tjerë, ish-pjesëtarë të UÇK-së, për krime të luftës në burgun në Cahan. Riza Aliaj u dënua me 12 vjet burgim, Shaban Hoti nga Rezalla me 7 dhe Haki Rexhepi nga Skenderaj me 6 vjet burgim.

I njëjti për shkak të gjendjes së rënduar me shëndetin, burgun po e mbante në shtëpi.