Sa vota morën në Istog Vjosa Osmani dhe kandidatët tjerë të LDK’së për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare ka dalë partia e dytë. Podujeva, Peja, Istogu, Fushë Kosova, Dragashi, Suhareka, Lipjani e Vitia janë qytetet ku LDK’ja ka marrë më së shumti vota.

Në Istogun e Ibrahim Rugovës, LDK’ja ka marrë gjithsej 8 mijë e 350 vota, apo 45.84 për qind, duke lënë pas vetes koalicionin AAK – PSD me 3383 vota apo 18.57 për qind dhe VV’në me 2324 vota apo 12.87 për qind.

Kandidatja për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani, ka marrë 7 mijë e 538 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të martën ka përfunduar numërimin e votave të rregullta, në bazë të publikimit të këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka 202 mijë e 968 vota ose 25,49 për qind.

Më pas është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka marrë 197 mijë e 702 vota ose 24,82 për qind.

Në bazë të këtyre rezultateve Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e treta e cila ka arritur t’i marrë 169 mijë e 211 vota ose 21,23 për qind.

Koalicioni AAK-PSD ka arritur t’i marrë vetëm 92 mijë e 149 vota ose 11,57 për qind.

Lista Serbe 52 mijë e 620 vota ose 6,61 për qind. Koalicioni NISMA – AKR – PD, 39 ka marrë mijë e 495 vota, 4,96 për qind, duke mos arritur që ta kalojë pragun zgjedhor.

loading…