të dhënat zyrtare

Sa të sigurtë janë shqiptarët në punë?! Rriten gjobat ndaj subjektev

Rreth 1247 masa administrative janë marrë ndaj subjekteve të ndryshme private dhe shtetërore për abuzime me ligjin për periudhën Janar-Gusht 2018.

Referuar të dhënave zyrtare të siguruara nga TV SCAN, në total Inspektorati Shtetëror i Punës ka kontrolluar 6883 subjekte, dhe sipas rastit janë marrë masa me paralajmërime, gjoba dhe pezullime të aktiviteteve.

18 për qind e inspektimeve rezultojnë të jenë finalizuar me dënime administrative. Kontrollet janë përqendruar më së shumti në aktivitetet tregtare, hotele, bar-restorante, dhe më pak në aktivitetet prodhuese, ndërtim, etj.

Konkretisht inspektime me pezullim për marrëdhënie në punë dhe siguri në punë, janë ndërmarrë për 241 subjekte.

Masa inspektime me paralajmërim është marrë për 908 subjekte. Ndërsa janë gjobitur në total 89 subjekte.

Vlera e gjobave të vendosura në 8 muaj, arrin në rreth 15 milionë lekë. Qarku më problematik sa i përket shkeljes së legjislacionit në punë rezulton Vlora, me 300 masa administrative në total.