Sa punë kanë realizuar kryetarët e komunave nga Lëvizja Vetëvendosje që gjashtë muaj

Alban Hyseni, kryetar i komunës së Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës së tij zgjedhore, kishte premtuar 109 premtime në fusha të ndryshme.

Që nga muaji janar e deri në qershor, Alban Hyseni ka përfunduar 8 premtime, 7 i ka gjysmë të përmbushura. Përderisa të filluara i ka 17 nga punët të cilat i ka premtuar dhe 77 nuk i ka filluar ende.

Ndërsa Kadri Rahimaj, kryetar i Kamenicës nga po kjo parti, i ka gjithsej 56 premtime. 9 nga to i ka përfunduar, 2 janë gjysmë të përmbushura dhe 10 i ka filluar. Ndërsa 35 nga punët e premtuara ende nuk i ka filluar.

E kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi gjysmën e punëve të premtuara nuk i ka filluar ende. Nga 61 premtime i ka përfunduar 8 dhe 18 i ka filluar.

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu nga Vetëvendosje kishte dhënë 107 premtime. Për periudhen janar qershor ai ka përfunduar 7 nga zotime e tij, 30 i ka filluar dhe të tjerat ende.